
Politikologu, Valon Bela përmes një postimi në profilin e tij ka ironizuar me koalicionin VLEN të cilët tani më i kan shuar shpresat te votuesi shqiptarë duke u kthyer trup e shpirt ka VMRO-DPMNE duke haruar krekosjen për 107mijë vota shqiptare, shkruan Top24
Këta që deri dje mëshonin grushta gjoksit se i kanë 107 mijë vota TË PASTËRTA shqiptare sot janë humbur e tretur ndër skutaçen e VMRO-së si kandidatë të preferuar për t’i shkërdhy të arriturat e shqiptarëve të deritanishme.
Këtë shkrirje në VMRO e filluan me fjalët se “vota s’ka etni” e tash po përfundojnë si të përjashtuar nga qeveria duke braktisur politikat qëndrore ku shqiptarëve ua morën të drejtat politike dhe ekonomike për të rënë në politikat lokale të kanalizimeve që do duhej t’i kishin mbaruar 20 vite më parë.
Politika po del të jetë sport i rëndë për vlenistët që erdhën me premtimin e ndryshimit e që për 1 vit qeverisje sollën mposhtjen më të madhe politike nga partia më e korruptuar në Ballkanin perëndimor, por që çuditërisht akuzon të tjerët për korrupcion.
Keq është kur shitesh e kapesh sepse pavarisht premtimit të Mickovskit se do t’i kape për veshi të tjerët doli krejt në fund se bile jo vetëm për veshi po edhe shqelmin po ua jep vlenistëve pa ide, program dhe projekt e që silleshin në qeveri si pula pa kokë.
Sot u shpallën zgjedhjet, dhe premtimi për 2500 punësime shqiptare mori fatin e njëjtë me premtimet e tjera të vlenistëve që u tretën në ajër.
Një gjë është e sigurt se shqiptarët kurrë më të qartë nuk e kanë patur situatën për cilin do votojnë sidomos kur nga keqqeverisja kanë lënë faktin e papunës se vetëm në kohën e Artanit punoheshte shumë. Se nga një Kryeministër shqiptar ngelën në Kryeministër që ua lë pështymën në fyt, i kap për veshi, dhe nuk i lë t’u përgjigjen gazetarëve.
Tetori do shpartallon koalicionin e atyre që s’i besojnë njëri tjetrit, por që i bashkoi lufta kundër të arriturave të shqiptarëve në krye me Kryeministër antishqiptar



