LajmeMaqedoniTopLajm

Bekim Sali lëshon në përdorim dy aparate EHO me vlerë 160,000€ në spitalin e Tetovës

Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës, ku bashkë me dr. Amir Elezin lëshuan në përdorim dy aparate EHO me vlerë prej 160,000€. “Për ne mbi të gjitha është shëndeti i pacientëve dhe mirëqenia e tyre.” tha Sali. Shkruan TOP24.

Shkrimi në fb:

“Sot isha në vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës, ku bashkë me drejtorin, Dr. Amir Elezi, bëmë inspektimin e punimeve për meremetimin e çatisë së objektit të Dermatologjisë dhe Mjekësisë Fizikale, që është një investim këmbëngulës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Meremetimi i objekteve aktuale shëndetësore, ndërtimi i objekteve të reja dhe pajisja e tyre me aparaturë më bashkëkohore është ndër prioritetet e tona në drejtimin e kësaj ministrie dhe unë kam kënaqësi që në këtë drejtim punët na ecin mbarë edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës. Ne duhet ta bëjmë punën në mënyrën më të mirë, që edhe pas nesh të tjerët të përfitojnë prej këtyre përpjekjeve.

Sot kisha kënaqësi që, bashkë me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Tetovës – Dr. Amir Elezi, t’i lëshojmë në përdorim dy aparate EHO, në vlerë prej 160.000 eurosh, që do të jenë në shërbim të këtij spitali dhe, natyrisht, për të mirën e përgjithshme të pacientëve të zonës së Pollogut.
Në këtë mënyrë lehtësohet dukshëm puna e mjekëve, shkurtohet koha e pritjes dhe, përfundimisht, ngrihet cilësia e shëndetit.
Ashtu siç e kemi thënë gjithnjë, për ne mbi të gjitha është shëndeti i pacientëve dhe mirëqenia e tyre, andaj ndjehem mirë që kemi mundësi të ndihmojmë edhe në këtë mënyrë për shëndetin e tyre.” Përcjell TOP24.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close