LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Punonjësit shëndetësorë kërkojnë zgjidhje, jo spektakël politik me premtime!

Vizita e Ministrit të Shëndetësisë në Spitalin Klinik të Tetovës ishte një akt formal, pa asnjë zgjidhje konkrete për punonjësit shëndetësorë me kontrata në vepër. Retorikë boshe, pa garanci, pa afate dhe pa kritere të qarta për punësim të rregullt. Vetëm premtime se çfarë rruge do të ndiqet në të ardhmen, por pa zgjidhje! Zgjidhje nuk kishte, megjithëse në media u lansuan gënjeshtra se problemi u zgjodh.

Këta profesionistë, që prej vitesh mbajnë sistemin në këmbë, meritojnë trajtim të barabartë, transparencë dhe siguri pune, jo heshtje institucionale, premtime dhe në fund përgjigje negative, ashtu siç e morën para disa ditëve.
Vizita e nxitur nga reagimi opozitar duhet të kishte sjellë reflektim, jo akuza boshe. Pushteti vazhdon të shmangë përgjegjësinë.
I bëjmë thirrje Ministrisë: Jepni zgjidhje të qarta, përfshini të gjithë ata që kanë dhënë kontribut real dhe ndaloni spektaklin politik. Është koha për veprim serioz, jo për fjalë të zbrazëta. Është koha për zgjidhje, jo për premtime e gënjeshtra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close