


Pas protestës së mbajtur në Tetovë kundër rikthimit të emrave të vjetër të rrugëve, BDI reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se shqiptarët e kanë dhënë prej kohësh përgjigjen ndaj figurës së Josip Broz Titos. Nga partia vlerësojnë se përpjekjet për rikthimin e simboleve të së kaluarës janë të destinuara të dështojnë dhe se Tetova ecën përpara me identitetin, dinjitetin dhe historinë e saj, e jo me, siç thonë ata, “hijet e së kaluarës”.