LajmeMaqedoni

“BDI-në e ka lënë mendja” reagon Mexhiti: Demantoj ashpër të pavërtetat e plasuara në opinion

“Të gjithë ne jemi të zgjedhur në Kongres të partisë të rregullt, me procedurë të rregullt, jemi zgjedhur në pozita të kryesisë së ngushtë në këshillin e përgjithshëm dhe këtë duhet ta bëjnë nëpërmjet procedurës demokratike, ta thërret Këshillin apo Kongres të jashtëzakonshëm për ta vendos si pikë në rend të ditës se këta që kanë kontribuar qe 20 vite për BDI, tash i ka lënë mendja dhe të propozoj të na shkarkojë, por duhet të thuhet se cilin nen të statutit e kemi shkel,” deklaroi Izet Mexhiti, Fraksion i BDI-së.

Kjo është deklarata e Izet Mexhiti dhënë Alsat-M ku pas kësaj deklarte në disa portale si dhe në portalin TS është shpërndarë  lajmi me titull Izet Mexhiti: Ali Ahmetin dhe BDI-në i ka lënë mendja”  ku pas kësaj ka reaguar Izet Mexhiti duke i quajtur si FAKE NEWS. 

“FAKE NEWS!!!
Të nderuar qytetarë,
Dua që ashpër të demantoj të pavërtetat e plasuara në opinion nga portalet e finansuara nga Artan Grubi, të cilat veçmë janë të njohura për shpërndarje të lajmeve të rrejshme dhe të shtrembëruara!
Fatkeqësisht, edhe njëherë konstatojmë që Artan Grubi nuk e kursen as Ali Ahmetin për të arritur qëllimet e tij të mbrapshta për thellimin e përçarjes brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kërkoj nga mediumet në fjalë që ta tërhjekin këtë lajm të rrejshëm” thuhet në reagimin e Izet Mexhitit.

Më poshtë është video dhënë për Alsat!
Lojtës Videosh

00:00
00:06

Related Articles

Back to top button
Close
Close