
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi ka dënuar udhrëresën e ministrisë së finansave që në formularin F1 të fshihet përkatësia etnike dhe e njejta të zëvendësohet me një (/) duke e cilësuar këtë si një sulm direkt ndaj përfaqësimit të drejtë dhe shuarje e identitetit etnik nga dokumentet publike, shkruan Top24
Ministria e Financave urdhëron institucionet që të fshijnë kategorinë “nacionaliteti” nga formularët zyrtarë dhe ta zëvendësojnë me një vijë (/).
Ky është një sulm direkt ndaj përfaqësimit të drejtë dhe shuarje e identitetit etnik nga dokumentet publike.



