LajmeSport

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

 

Marcel Desailly ka paralajmëruar ish-bashkëlojtarin e Francës, Zinedine Zidane, për marrjen e detyrës në Bayern Munich.

Legjenda e Real Madridit thuhet se do të jetë një kandidat kryesor për të zëvendësuar Thomas Tuchel në Bayern në fund të sezonit.

Megjithatë, Zidane dhe drejtuesit e Bayernit janë këshilluar nga legjenda franceze, Desailly.

“Bayerni ka pak lojtarë që përshtaten me filozofinë e Zidane dhe formacionin e tij 4-3-3”, ka thënë fillimisht Desailly për Sport1.

“Klubi duhet të shpenzojë shumë para për të rregulluar ekipin dhe për ta përshtatur atë me nevojat e tij”.

“Por, pse të mos e bëjmë këtë? Nëse Bayern vërtet dëshiron një ndryshim rrënjësor, kjo do të ishte mundësia e duhur”, përfundoi francezi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close