LajmeRajon

Ishte raportuar i Zhdukur nga familjarët, gjendet i pajetë në rezervuarin e Prrenjasit 58-vjeçari

Një 58-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët është gjendur i pajetë në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit.

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit Xh. D., u gjet pas kërkimeve intensive të polumbarëve të RENEA-s.

Rastin, familjarët e viktimës, të cilët besonin se ishte vetëmbytur, e kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Trupi i pajetë i 58-vjeçarit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close