LajmeSport

Bayern mbyll derën për largimin e Michael Olise, refuzohet oferta 200 milionë euro

Bayern Munich ka bërë të qartë qëndrimin për të ardhmen e Michael Olise, duke refuzuar çdo mundësi largimi, madje edhe në rast të një oferte marramendëse prej 200 milionë eurosh.

Presidenti nderi i klubit bavarez, Uli Hoenes, konfirmoi se lojtari nuk është në shitje dhe është pjesë kyçe e projektit të skuadrës. Ai theksoi se klubi nuk është i interesuar të sakrifikojë cilësinë në fushë për përfitime financiare.

“Olise nuk do të shitet, as për 200 milionë euro. Ne luajmë për tifozët dhe jo për të mbushur arkën e klubit, duke rrezikuar performancën në fushë”, u shpreh Hoenes.

Ai komentoi edhe interesimin e Liverpool, duke shtuar se bavarezët nuk do të ndihmojnë rivalët të përforcohen për sezonin e ardhshëm.

Kështu, Bayern i jep një sinjal të fortë tregut dhe konfirmon se Olise do të mbetet një nga shtyllat kryesore të skuadrës edhe në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close