LajmeRajon

Zjarri në Krujë/ Vijon aktive një vatër në lagjen Abazë, lirohet i moshuari që u arrestua për ngjarjen

Një vatër e vogël zjarri vijon të jetë aktive në lagjen Abazë të Krujës, aty ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore, duke rrezikuar banesa dhe biznese të shumta.

Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit vijon edhe nga ajri. Dy helikopterë po hedhin ujë mbi vatrat pranë lagjes Abazë, si edhe mbi lagjen Bojë, në afërsi të Zidollit.

Zjarri ka shkaktuar edhe dëme materiale, ndërsa situata vijon të mbahet nën kontroll për shuarjen e vatrës së mbetur aktive.

Ndërkohë, Qemal Berhami 73 vjeç, i moshuari i arrestuar për zjarrvënien në Abazë dhe që dyshohet se lidhet me nisjen e zjarrit, është liruar. Ai është kthyer në banesën e tij mbrëmjen e kaluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close