LajmeSport

Batatina pas triumfit në Kupën e Kosovës: Unë e Mourinho nuk i luajmë finalet, por i fitojmë ato

Tahir Batatina është dukur i ngazëllyer pas triumfit të mbrëmshëm ndaj Dritës në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi fitoi ndaj skuadrës gjilanase me rezultat 2-1, duke e fituar këtë trofe për herë të dytë radhazi, gjë të cilën nuk e ka bërë më parë ndonjë trajner në Superligë.

Duke marrë shkas nga kjo arritje, tekniku nuk ngurron ta krahasojë veten me një emër të madh të futbollit botëror, transmeton lajmi.net.

“Ne këtë botë janë dy trajnera, të cilët nuk i luajnë finalet por i fitojnë ato, ata janë Mourinho dhe Batatina”, u shpreh llapjani pas triumfit të madh në finale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close