MaqedoniTopLajm

Bashkimi Kosovë-Shqipëri Zoran Zaev kategorikisht kundër

Kryeministri Zoran Zaev ka folur në superlativ për raportet midis maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq i pyetur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, një ide kjo e hedhur së fundmi, ka thënë se ajo nuk është e mirë, se e ardhmja e fuzionimit të Shqipërisë me Kosovën nuk është ajo e ardhmja që e dëshirojnë as qytetarët e Kosovës e as të Shqipërisë, por as qytetarët në gjithë rajonin’:

“Për shkak se ardhmëria jonë është në Bashkimin Evropian, në Evropën që nuk ka kufij, në Evropën ku njerëzit punojnë, bashkëpunojnë dhe komunikojnë me veti dhe unë jam i bindur se këto ide janë ide të individëve, janë pakicë dhe nuk kanë për të pasur të ardhme, për shkak se besoj se avancimi i bashkëpunimit në rajonin tonë, një pjesë prej nesh e quan këtë ‘mini-shengen’, dikush e quan thellim të bashkëpunimit rajonal – nën ombrellën e Evropës zhvillojmë Procesin e Berlinit, ofron mundësi për bashkëpunim të shkëlqyer rajonal”, ka deklaruar Kryeministri Zaev për televizionin e pavarur serb N1 duke u angazhuar që Serbia e Kosova të merren vesh përmes dialogut e miqësisë.

Sa i përket përmirësimit të raporteve mes shteteve në rajon, ai ka rikujtuar se ka marrëdhënie të mira me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministren Ana Bërnabiç dhe në këtë rrafsh pret që t’ju bashkangjitet edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës për të promovuar të gjitha rrugët e bashkëpunimit mes maqedonasve, shqiptarëve e serbëve.

Klan Macedonia

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close