LajmeMaqedoniTopLajm

Bashkimi Evropian lejoi përdorimin e vaksinës së parë kundër Kovid-19, planifikohet blerja e 2 miliardë dozave

Në kohën kur shumë vende tashmë kanë filluar vaksinimin e popullatës kundër virusit Kovid-19 me vaksinat e kompanisë Pfizer/BioNTech, Bashkimi Evropian sot ka miratuar përdorimin e saj.

“Ky është një moment vendimtar në përpjekjet tona për shpërndarjen e vaksinës së sigurt dhe efektive te evropianët”, reagoi menjëherë Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian, duke theksuar se pret një vendim të menjëhershëm të këtij komisioni sonte.

Ajo gjithashtu ka bashkangjitur edhe njoftimet e sotme të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA). Autorizimi i EMA-së theksoi se vaksinimi do të realizohet nga mosha 16 vjeçare.

Ndryshe, SHBA, Kanada, Britania të Madhe dhe shumë vende të tjera kanë filluar vaksinimin e popullatës me vaksinat e kësaj kompanie, derisa në vendet e Bashkimit Evropian pritet të fillojë nga 27 dhjetori. Një muaj më herët Ursula von der Leyen kishte vlerësuar se se së shpejti mund të fillojë vaksinimi kundër virusit Kovid-19.

“Vetëm vaksinat e sigurta dhe efektive do të pranohen. Tani duhet përgatitemi për vaksinim. Mund të fillojë shpejtë”, deklaroi Ursula von der Leyen, duke sqaruar se BE-ja do të furnizohet me dy miliardë doza të vaksinës kundër virusit korona për 700 milionë persona. Këtu përfshihen gjithashtu edhe qytetarët e Ballkanit perëndimor dhe Afrikës, derisa 2 përqind e tyre për Austrinë.

Përmes programit COVAX, Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milion vaksina. Maqedonia Veriore veç ka bërë porosinë prej 800 mijë vaksina, Serbia ka siguruar 1.8 milion doza, dhe Bosnjë e Hercegovina ka porositur mbi 1.2 milion vaksina. Për Shqipërinë ende nuk ka të dhëna, por edhe ky shtet synon të sigurojë vaksinën përmes programit COVAX. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin tetor në seancën e 11-të vendosi për mënyrën e blerjes së vaksinës kundër Kovid-19, përmes mekanizmit Covax. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte sqaruar më herët se Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX.

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në muajin dhjetor vizitoi operatorët ekonomik që do të kujdesen për vaksinat e tilla, duke përqendruar vizitën në pjesën e ftohësve.

“Ftohësit i kemi fituar si donacion nga fondacioni amerikan me të cilin kemi bashkëpunim shumëvjeçar dhe ftohësit do të jenë këtu prej janarit”, deklaroi Filipçe gjatë javës, duke sqaruar se vaksinimi do të bëhet nga mjekët dhe motrat medicinale që do t’i nënshtrohen një trajnimit shtesë. Maqedonia e Veriut pritet të përmbushë kapacitetet për vaksinimin e 70% të popullatës, vaksinim që do të jetë falas për qytetarët./portalb

Related Articles

Back to top button
Close
Close