MaqedoniTopLajm

Bashkë me deputetin Kastriot Rexhepi z.Kasami pret ambasadorin e BE-së në vënd David Geer

Përmes një postimi në facebook Kasami u shpreh:

”Ishte knaqësi e veçantë që sot me deputetin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Kastriot Rexhepin të presim në takim ambasadorin e BE-së në vend, shkëlqësinë e tij, David Geer. Me ambasadorin biseduam mbi aktualitetin politik në vend dhe për kontributin e Lëvizjes BESA në qeveri si dhe procesin e integrimit të vendit në BE.

Biseduam edhe për propozim ligjin për grafën etnike në letërnjoftime, ku edhe njëherë shprehëm qëndrimin e Lëvizjes BESA se grafa etnike nuk është pengesë për integrimin e vendit në BE dhe është një vlerë shtesë në shprehjen e përkatësisë etnike që do të kontribon në mirëbesim dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike.

Si subjekt politik, në asnjë moment nuk e vendosim në pikëpyetje përkushtimin e vendit drejt BE-së, sepse është opsioni i vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëndrimi jonë përballë politikave të BE-së mbetët i pa lëkundur dhe miqësia jonë është lidhur ngushtë sepse vetëm nëpërmjet anëtarsimit të vendit në BE, mund t’i përqafojmë vlerat Evropiane.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close