LajmeMaqedoniTopLajm

Numri amë “error”, ueb faqja “error” – problemet me regjistrimin e mërgatës

Tashmë ka filluar regjistrimi i mërgatës, por të shumta janë ankesat që po arrijnë te adresa e TV21 për vështirësitë kryesisht teknike.

Problemet teknike janë duke e pamundësuar edhe regjistrimin e tyre.

Kësisoj, mërgimtari nga Gjermani me iniciale S.S. edhe gjatë pasdites është përpjekur të regjistrohet, por ueb faqja ka rezultuar “error”.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me dy mërgimtar nga Suedia.

Ndërkaq, një tjetër mërgimtar nga gjermani ka deklaruar se ka bërë përpjeke disa herë, por përpjekjet kanë dështuar. Siç thotë ai, ngjashëm ka ndodhur edhe me disa të afërm dhe shokë të tij./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close