LajmeMaqedoniTopLajm

Banorët e Çarshisë së Epërme hapin zemrën për të mikëpritur Bajram Rexhepin

Gjatë ditës së sotme kandidati për kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga shefi i shtabir zgjedhor Faton Ahmeti dhe nga shefi i shtabit komunal Blerim Osmani u mikëpritën nga banorët e lagjes Çarshia e Epërme ku së bashku bashkëbiseduan për situatën politike në të cilën ndodhet vendi si dhe për të hartuar programin për Tetovën e Re, shkruan Top24

Sonte vizituam Çarshinë e Epërme, një nga lagjet më të vjetra dhe më emblematike të Tetovës, aty ku jetuan e vepruan shumë veprimtarë dhe figura të shquara të Tetovës.
Me qytetarët e kësaj mëhalle krijuese dhe artizanale, bashkëbiseduam për problemet e përditshme: infrastrukturën, kanalizimin, mungesën e vendparkimit. Kërkesa këto, shumë me vend dhe modeste.
Jemi të bindur se Çarshia e Epërme meriton të kthejë shkëlqimin e vet autentik duke i ofruar një perspektive zhvillimore për vetë lagjen dhe qytetin. Dhe këtë do ta bëjmë përmes zgjidhjeve konkrete në programin tonë zhvillimor #PërTetovënERe. ✅

Related Articles

Back to top button
Close
Close