LajmeMaqedoniTopLajm

Banka Popullore i konfirmoi shtrenjtimet, ja sa do të arrijë inflacioni deri në fund të vitit

Banka Popullore i konfirmoi shtrenjtimet, ja sa do të arrijë inflacioni deri në fund të vitit

Inflacioni deri në fund të këtij viti do të arrijë në 3.1 për qind. Banka Popullore e rishikoi normën e inflacionit nga projektimet që u bënë në prill kur pritej inflacion prej 2.2 %. Rritja e inflacionit është si rezultat i çmimit të ushqimeve dhe energjisë në nivel botëror, e që pritet të stabilizohen pas Vitit të Ri.

“Për këtë vit ne projektuam që inflacioni të mbetet në nivelin mesatar prej 3.1 %, ndryshe nga pritshmëritë e mëparshme prej 2.2 %. Për vitin e ardhshëm parashikojmë ulje të normës së inflacionit në 2.4 %. Rreziqet e inflacionit lidhen kryesisht me pasigurinë e çmimeve botërore, veçanërisht të energjisë, si dhe me çrregullimet afatgjata në zinxhirin e furnizimit global”, u shpreh Anita Angelovska- Bezhovska-Guvernatore BPM.

Banka Popullore e la projeksionin për rritje vjetore të Prodhimit Bruto Vendor prej 3.9 për qind në nivelin e njëjtë si në projeksionet e prillit. Pritshmëritë janë që në vitin 2022 ekonomia të rimëkëmbet nga kriza COVID.

“Ne për ekonominë tonë parashikojmë rimëkëmbje më të ngadaltë, megjithatë 3.9 % do të thoshim se është rritje solide, rritje që nuk na kthen në nivelin e para krizës këtë vit, por vitin e ardhshëm kur presim të arrijmë dhe ta kapërcejmë nivelin e para krizës”, deklaroi Anita Angelovska- Bezhovska-Guvernatore BPM.

Nga Banka Popullore thonë se vendi ka stabilitet financiar, sepse ka nivel të lartë të rezervave shtetërore prej 3,6 miliardë euro dhe stabilitet të denarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close