
Ndonëse tradita parlamentare ia ka lënë ekskluzivitetin opozitën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pas përplasjeve të fundit mazhoranca nuk është më e të njëjtit qëndrim.
Taulant Balla: Opozita nuk mund të mbështesë 11 kandidatura. Opozita nuk mund ta përdori këtë të drejtë propozimi, si një e drejtë emërimi.
Në Janar do të hapet një thirrje publike për të zgjedhur Avokatin e Ri të Popullit.
Taulant Balla: Rihapja e këtij procesi do i bëjë mirë synimit të të gjithëve në Kuvendin e Shqipërisë për ti dhënë institucioneve të Avokatit te Popullit një personalitet të spikatur në fushën e jurispodencës.
Sa i përket dështimit për zgjedhjen e Ledio Brahos, Balla sqaron pozicionin e PS.
Taulant Balla: Sa i përket aspektit të karakterit profesional ne nuk kemi pasur asgjë dhe nuk kemi asgjë me kandidaturën në fjalë. Avokati i Popullit duhet të jetë një person i barazlarguar nga partitë politike.
Seanca e fundit plenare pati një maratonë debatesh për kandidaturën e Ledio Brahos, pasi sipas mazhorancës është një figurë e politizuar.