LajmeRajon

Vuçiq u drejtohet sonte barrikaduesve nga afër kufirit me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të jetë sonte afër kufirit me Kosovën, në Rashkë, për të biseduar me serbët që t’i heqin barrikadat.

Siç ka raportuar mediumi i afërt me Vuçiqin, B92, serbët e kanë ftuar presidentin serb që t’u adresohet atyre rreth orës 08:00, për t’i shtruar edhe kërkesat e tyre.

Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se pas adresimit të përbashkët të BE-së e SHBA-së, do të kërkohet heqja e barrikadave.

“Po e shfrytëzoj mundësinë për të dhënë lajmin e mirë se kemi marrë garancitë më të forta ndonjëherë nga SHBA-ja dhe BE-ja kur bëhet fjalë për kërkesat e serbëve, kushtet e tyre që të tërhiqen nga barrikadat”, ka thënë sot Petkoviq.

Petkoviq e cilësoi si lajm të mirë ndryshimin e masës së sigurisë të Dejan Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

“Është një fitore e madhe, mbi të gjitha për popullin serb në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close