LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: Xhelal Lika zgjidhet kryetar i nëndegës së lagjes jashtë Vardarit

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë pamje nga aktiviteti i tij në teren në konsolidimin e degës dhe nëndegëve të Bashkimit Demokratuk për Integrim në Tetovë. Rexhepi sonte ka takuar strukturat e BDI-së në lagjes jashtë Vardarit ku për kryetar të kësaj nëndege është zgjedhur Xhelal Lika, shkruan Top24

Vazhdojmë me strukturimin dhe konsolidimin e organeve partiake të BDI – Dega Tetovë.
Sonte, në lagjen Jashtë Vardarit, zgjodhëm kryetarin e nëndegës, z. Xhelal Lika. Xhelali është ish-ushtar i UÇK-së, aktivist i shquar dhe njeri me vlera të larta, që ka sakrifikuar dhe ka dhënë shumë për çështjen kombëtare dhe komunitetin.
Fuqizimi i Degës së BDI-së në Tetovë është një proces që kërkon energji të reja, organizim dhe përkushtim, por gjithmonë duke respektuar dhe nderuar të kaluarën, si dhe duke qenë mirënjohës ndaj sakrificës së atyre që nuk kursyen asgjë nga vetja për të drejtat kolektive që sot i gëzojmë.
#Bashkë, me përvojën e atyre që sakrifikuan dhe me energjinë e brezit të ri, do ta bëjmë BDI-në në Tetovë më të bashkuar, më të organizuar dhe më të fortë se kurrë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close