
Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar 1 qershorin ditën botërore të fëmijëve duke shënuar se “Çdo fëmijë meriton arsim cilësor, shkolla më të mira, ambient të pastër e të shëndetshëm, si dhe kushte dinjitoze për t’u rritur, edukuar dhe zhvilluar”, shkruan Top24
Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 
Çdo fëmijë meriton arsim cilësor, shkolla më të mira, ambient të pastër e të shëndetshëm, si dhe kushte dinjitoze për t’u rritur, edukuar dhe zhvilluar.
Fëmijët janë e ardhmja jonë. Investimi në ta është detyrimi që kemi ndaj shoqërisë, komunitetit dhe kombit.
Me kujdesin për fëmijët sot, ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë nesër.



