LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: Rafi Halili na la trashëgimi vepra që flasin me heshtje, por që frymëzojnë zëshëm

Kandidati për kryetar komune nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi so mori pjesë në manifestimin ku u shpalos busti i veprimtarit të çështjes kombëtare, Rafi Halili. Rexhepi përmes një postimi theksoi se fshati Gajre gjithmonë i ka dhënë këtij vendi burra të rrallë, dhe Rafi Halili ishte një prej tyre, i cili la trashëgimi vepra që flasin me heshtje, por që frymëzojnë zëshëm, shkruan Top24

Fshati Gajre gjithmonë i ka dhënë këtij vendi burra të rrallë, dhe Rafi Halili ishte një prej tyre.
Sot pata nderin të jem pjesë e përurimit të bustit të tij, një njeri që përfaqësonte rezistencën, dinjitetin dhe dashurinë për atdheun në kohë të vështira.
Ai nuk luftoi vetëm me fjalë e qëndresë, por edhe me duart e tij, duke skalitur në dru historinë, shpirtin dhe dhimbjen e popullit tonë.
Rafi Halili na la trashëgimi vepra që flasin me heshtje, por që frymëzojnë zëshëm.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën, sakrificën dhe veprën e tij!

Related Articles

Back to top button
Close
Close