LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: Qeveria i shumëzoi me zero sportistët shqiptarë, kjo është përjashtim sistematik të shqiptarëve nga historia e sportit

Shefi i shtabit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi njëherit nënkryetar i kësaj partie ka reaguar ndaj poshtërsimit që u është bërë sportistëve shqiptarë nga ana e kryeministrit Mickovski dhe koalicionit VLEN duke theksuar se kjo paraqet një fyerje dhe përjashtim sistematik të shqiptarëve nga historia e lavdishme e sportit në vendin tonë, shkruan Top24

“Sportistët shqiptarë kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në Evropë dhe botë. Kanë fituar medalje, tituj, dhe respekt. Sot, Qeveria vendosi t’i injorojë, dhe të shumëzojë me zero kontributin dhe meritat e tyre për afirmimin e sportit. Kjo paraqet një fyerje dhe përjashtim sistematik të shqiptarëve nga historia e lavdishme e sportit në vendin tonë. Sporti duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë!”, shkruan nënkryetari Rexhepi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close