LajmeMaqedoni

Bajram Rexhepi: Programa e komunës së Tetovës parasheh shitjen edhe të 3 parcelave pranë lumit Shkumbin

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim  dega Tetovë, përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së djeshme ka reaguar ndaj komunës së Tetovës duke akuzuar komunën se në programën për memenaxhim me tokën ndërtimore për vitin 2026 parshihet edhe shitja e tre parcelave pranë lumit Shkumbin.

❗️Të fundit në listë, por jo më pak të rëndësishme për qytetarët, janë 3 parcelat pranë lumit Shkumbin.
👉E ashtuquajtura “Programë për menaxhim me tokën ndërtimore për vitin 2026” i parasheh edhe këto parcela, pronë e qytetarëve të Tetovës, në “listën e zezë” të tjetërsimit të pronës publike.
📍Në këtë lokacion parashihet shitja e tokës publike dhe ndërtimi i ndërtesave 6-katëshe.
Tregtarët me pronën publike po tentojnë të realizojnë një nga skemat më të mëdha të tjetërsimit të pasurisë publike që ka parë Tetova ndonjëherë.
Por këtë radhë nuk do t’u kalojë.
Ne do të jemi këtu, krah për krah me qytetarët, për ta mbrojtur Tetovën, pronën publike dhe interesin e përbashkët.
#Tetova nuk është për shitje!

Related Articles

Back to top button
Close
Close