
Kryrtari degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhpi sonte ka përcjellur nga afër punimet e kuvendit të nëndegëve Saraqinë-Falish ku me shumicë unanime Nehat Bakija është zgjedhur kryetar i nëndegës. Rexhepi thekson se Bakija është që nga themelimi i BDI-së dhe njeri i respektuar në këto dy vendbanime, shkruan Top24
Saraqina e Tetovës me mbështetje të pakompromis për Bashkimin Demokratik për Integrim.
Sot u bë përzgjedhja e kryetarit të nëndegës në Saraqinë dhe Falisht, Nehat Bakija, aktivist që nga themelimi i BDI-së dhe njeri i respektuar në këto dy vendbanime.
Ndërtojmë BDI-në e së ardhmes me njerëz të përkushtuar dhe me integritet, që e kuptojnë përgjegjësinë si detyrë dhe besimin e dhënë si obligim.



