LajmeMaqedoni

Bajram Rexhepi: Daim Ademi zgjidhet krytar i nëndegës së BDI-së në fshatin Sellcë

Në vazhdën e ringritjes së fuqishme të strukturave partiake në degën e Tetovës dhe konsilidimin e radhëve në nëndegët e kësaj partie në Tetovë, kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi gjatë ditës së sotme qëndroi në fshatin Sellcë ku është mbajtur kuvendi i kësaj nëndege ku me shumicë votash Daim Ademi është zgjedhur kryetar i nëndegës Sellcë, shkruan Top24

Sonte zbarkuam në Sellcë, në vendlindjen time dhe vendin e shumë kthesave historike.
Në një atmosferë impozante dhe në prani të shumë aktivistëve, mbajtëm Kuvendin e kësaj nëndege dhe zgjodhëm kryetarin e ri, Daim Ademi. Daimi është sipërmarrës i shquar, njeri human dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar e dëgjuar bashkëvendasit. Ish kryetar i forumit rinor në Sellcë, ai rrjedh nga një familje patriotike dhe është aktivist i BDI-së që nga mosha e hershme rinore.
Po vendosim themelet e një strukture politike të fortë dhe të besueshme, që do të jetë zëri i vërtetë i qytetarëve dhe do të dijë të artikulojë e të realizojë nevojat e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close