LajmeMaqedoniTopLajm

Bajam Rexhepi riorganizon nëndegën e BDI-së në Drenovec, Altron Ismani zgjidhet kryetar

Në kuadër të riorganizimit të strukturave të degës së BDI-së në Tetovë, kryetari i degës së kësaj partie në Tetovë Bajram Rexhepi sonte mes një numri të madh të pranishmëve ka riorganizuar nëndegën e kësaj partie në Drenovec ku Altron Ismani është zgjedhur kryetar i kësaj nëndege, shkruan Top24

“Sonte u mbajt Kuvendi i Nëndegës Drenovec të BDI – Dega Tetovë, ku kryetar u zgjodh Altron Ismani, ekonomist i diplomuar. Zgjedhja e tij është një dëshmi e besimit që aktivistët dhe struktura i japin njerëzve me përgatitje, integritet dhe përkushtim për të çuar përpara organizatën tonë politike.
Me përvojën e aktivistëve dhe me vullnet të fortë për punë, nëndega Drenovec vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e strukturave tona. #Bashkë po ndërtojmë struktura më të organizuara dhe më të qëndrueshme për sfidat që na presin.” shkruan Bajram Rexhepi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close