Bagëtia e bekuar te qendra e skitarisë në Brezovicë – Rrëfim interesant me plot kuriozitete

Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, përmes një postimi në Facebook ka bërë një shkrim për veprimtarinë e blegtorisë, shkruan Syri.net Kosova.
Për këtë veprimtari sa të vështirë aq edhe të dashur, Bekteshi thotë se çdoherë mrekullohet me kopenë e deleve, qingjave, ogiçëve, qenëve të bariut dhe vetë bariun.
Ai e ka quajtur të bekuar bagëtinë te qendra e skitarisë në Brezovicë.
“Stinët në Sharr janë secila më magjepse se tjetra. Më duket si një organizatë e madhe mijëra krerë delesh por me një mini-menaxhment kompakt, vetëm 2 barinjë dhe dhjetë qene barinjsh, në rastin konkret një kryqëzim i qenit të Sharrit dhe Kangallit, që as arusha nuk ka shansë të dëmtojë kopenë e lere më ujqit’’, shprehet tutje ai.
Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e tij interesant, ku ndër të tjera mund të mësoni edhe disa kuriozitete në lidhje me këtë temë.



