
Babai i dëshmorit Ismajl Memti i njohur si baca Ali ka pritur në iftarë kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami shkruan TOP24.
Kasami në profilin e tij në FB shkroi se ishte “I nderuar të jem i ftuar për iftar në konakun e familjes së dëshmorit të kombit Ismail Nuhiu Mehmeti.
Dhembja e familjes Mehmeti është edhe dhembja jonë, lufta e bijve dhe bijave tona për liri është e shenjtë, dëshmorët janë ata që flijuan jetën e tyre për lirinë që ne sot gëzojmë. UÇK-ja është historia jonë e shenjtë, prandaj edhe puna jonë do jetë për të çuar amanetin e tyre në vend.
Falënderoj familjen Mehmeti për mikëpritjen e treguar!” shkruan Kasami, përcjellë TOP24.



