
Ministri, Azir Aliu për nderë të festës së 7 Marsit ka ndarë që të kujtoj mësuesen e tij që i mësoi shkronjat e para, ABC-në duke kujtuar me shumë përmallim mundin dhe sakrificën e saj shkruan Top24.
“Emocionet e shumta, e plotësuan hapësirën kohore të takimit tonë dhe me nostalgji i kujtuam ditët shkollore.
Mësuesja ime e parë Emine Latifi , ashtu edhe profesori Qani Latifi do ta kenë gjithmonë respektin për përkujdesjen dhe përkushtimin që kanë treguar në zhvillimin tim.
Kam pasur fatin që në përditshmëri, të mësoja prej tyre leksione shkollore, por edhe ta pasuroja veten me njohuri, me qëndrime, me kulturë dhe me parime mbi jetën. Ata janë mentorët e vërtetë, të cilët krahas transferimit të njohurive, kurrë nuk kanë rreshtur të jenë mësimdhënësit tanë, duke mos harruar se funksioni i tyre nuk është të krijojnë vetëm nxënës të mirë, por edhe njerëz të mirë.
Ata janë shembull më i mirë për mbarë shoqërinë, gjithmonë duke vendosur standarde të larta të sjelljes me veprimet e tyre!” shkruan ministri Azir Aliu



