LajmeMaqedoniTopLajm

Azir Aliu me nostalgji nga Gruevski – Përdor qasjen e tij ndaj mediumeve

Ish-këshilltari i Nikolla Gruevskit dhe aktualisht Ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu, duket se po rikthen praktikat represive ndaj mediave. Në vend të transparencës dhe llogaridhënies, Ministria e tij po tenton të udhëzojë gazetarët se si duhet të raportojnë – një qasje që ngjall kujtime të errëta nga periudha kur mbylleshin media dhe arrestoheshin gazetarë.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar ashpër ndaj një thirrjeje publike të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u kërkon mediave të kufizojnë mënyrën e raportimit, sidomos në rastet e tragjedive dhe ngjarjeve me interes publik.

“Udhëzime të tilla, megjithëse paraqiten si thirrje, në thelb janë një formë presioni institucional dhe censurë e mundshme, që shkel parimet themelore demokratike dhe të drejtën për lirinë e shprehjes,” – thuhet në reagimin e SHGM-së.

Shoqata kujton se neni 16 i Kushtetutës së RMV-së garanton lirinë e informimit publik dhe ndalon censurën. Ajo thekson se etika dhe profesionalizmi gazetaresk janë kompetencë ekskluzive e vetërregullimit mediatik, dhe asnjë institucion shtetëror nuk ka të drejtë të imponojë standarde mbi mediat.

“Çdo përpjekje për kufizim institucional të qasjes në informacion dhe raportimit është e papranueshme dhe dëmton interesin publik,” – paralajmëron SHGM.

Azir Aliu, dikur pranë qendrës së pushtetit të Gruevskit – një regjim që mbahet mend për kontrollin brutal ndaj mediave – duket se nuk është shkëputur kurrë nga modeli që e formësoi politikisht.

SHGM bën thirrje për mbrojtje të lirisë së fjalës, respekt të pavarësisë redaktoriale dhe përmirësim të bashkëpunimit institucional me median – jo imponim të agjendave politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close