LajmeMaqedoniTopLajm

Avullohet premtimi Lëvizjes Besa: Ska grafë etnike në ligjin për letërnjoftime që kaloi me 62 vota dje

Dje pasdte kuvedni i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 62 vota ka mbështetur propozim ligjin për letërnjoftimet, në të cilin ligjj janë paraparë që të ndryshohet emri sipas marëveshjes së Prespës dhe të mund të gjitha bashkësitë etnike të kërkojnë që dokumenti tu jepet edhe në gjuhën e tyre amtare, shkruan TOP24.

Por edhe pse ky ligj kaloi në lexim të parë dhe kishte këtë ndryshime ligji në vete nuk kishte përfshij grafën etnike të premtuar që para zgjedhjeve nga Lëvizja Besa. Kjo parti kishte kushtëzuar votën pët ndryshimet kushtetuese të marëveshjes së Prespës duke kërkuar nga Zoran Zaev një marëveshje për grafën etnike në letërnjoftime. Disa herë u paraljmërua se ky ligj është në procedurë të komisioneve parlamentare por që të votohet dje pa këtë premtim dhe me ndryshime tjera.

“Ky tekst i ligjit përfshin të dy ndryshimet në mënyrë që ne praktikisht të mund të lëshojmë letërnjoftime të reja me emrin e ri kushtetues dhe zbatimin e Ligjit për Gjuhët, praktikisht për të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë në Kushtetutë”, tha Spasovski, përcjell TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close