MaqedoniTopLajm

Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për shkeljet në zgjedhje

Në Zyrën e Avokatit të Popullit të dielën (31 tetor) në ditën e zgjedhjeve të mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në periudhën  prej orës 07:00 deri 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë çfarëdo shkelje të të drejtës zgjedhore.

Të hapura për qytetarët (përveç zyrës kryesore në Shkup), siç bëjnë të ditur nga Zyra e Avokatit të Popullit, do të jenë zyrat rajone të Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Përveç linjës pa pagesë, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre:  Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Tetovë me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore.  Përveç linjës falas, qytetarët do të mund  për mbrojtjen e të drejtave të tyre të lajmërohen edhe në numrat e telefonave në vijim:   Tetovë: 044 344-082,   Kërçovë: 045 228-586,  Manastir : 047 242-310  dhe Kumanovë: 031 431-488, Strumicë 034 329 -996 dhe Shtip 032 389-701.

Avokati i Popullit do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve duke marrë masa urgjente për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara.

E drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja e lirisë të zgjedhjes së zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës janë vepra të dënueshme. Gjithashtu, avokati i popullit u bën të gjithë aktorëve në procesin zgjedhor  të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close