LajmeMaqedoniTopLajm

AUV-Maqedoni parandalon hyrjen e vezëve të pasigurta nga Serbia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kreu 1.221 inspektime të jashtëzakonshme përpara festave të Pashkëve, duke vendosur gjoba në shumën mbi 19.000 euro në ekuivalentin e denarit.

Siç raportohet nga AUV, u shkatërruan më shumë se 272 kilogramë ushqim të pasigurt, shumica e të cilëve me origjinë shtazore.

Përveç kësaj, mbi 40 ton vezë të pasigurta me origjinë nga Serbia, të cilat u penguan të hynin në treg, u shkatërruan pa rrezik në deponinë e Drisllës.

Për mospërputhjet e identifikuara, u morën 35 vendime për eliminimin e tyre dhe u lëshuan gjashtë paralajmërime“, njoftojnë nga AUV.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close