LajmeMaqedoniTopLajm

“Ata që shohin investimet në Jug dhe shkruajnë se s’qenka investuar në Veri”/ Rama publikon VIDEO nga Rruga e Arbrit

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/869737286768818/?v=869737286768818

Rruga e Arbrit ka qenë në vëmendje të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjteje. Kreu i qeverisë, me anë të këtij investimi, ka zgjedhur që t’u kthejë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se e ka lënë në harresë veriun e vendit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk e di pse, po kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri”, shkruan Rama, teksa bashkangjitur ka publikuar edhe video nga punimet në këtë rrugë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close