LajmeMaqedoniTopLajm

ASh-Sela shtrihet në Butel të Shkupit, Fitim Salih zgjidhet kryetar i nëndegës!

Në kuadër të përgaditjes së kongresit të radhës së ASH-Sela dhe riorganizimin e strukturave partiake, kryesia e kësaj partie sonte zbarkoi në Butel të Shkupit ku ube ristrukturimi i strukturave të partisë ku për kryetar të nëndegës u zgjodh Fitim Salih, shkruan Top24

Sonte, ASH – Shkup-Veri, dega Butel, mbajti takimin për zgjedhjen e kryetarit të nëndegës, ku me mbështetjen e plotë të anëtarësisë, kryetar u zgjodh Fitim Salih.
Në këtë takim të rëndësishëm morën pjesë edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, sekretarja znj. Ilire Dauti, koordinatori i zonës z. Tiron Jajaga si dhe kordinatori i deges z.Gzim Rahimi.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe riorganizimit të strukturave tona, në funksion të një përfaqësimi sa më dinjitoz dhe të fuqishëm politik. Besimi i dhënë është përgjegjësi, por edhe motiv shtesë për angazhim të palodhshëm në shërbim të qytetarëve.
Fitimit i urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese në detyrën e re, duke besuar se do të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që i është besuar.
Dega Butel vazhdon fuqishëm në rrugëtimin politik të liderit Ziadin Sela.

Related Articles

Back to top button
Close
Close