
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Berat Jakupi përmes një postimi ka ndarë lajmin se kuvendi i ASH-së në nëndegën e fshatit Çajlë zgjodhën për kryetar nëndege Avni Elezin. Punimet e kuvendit i përcollën nga afër kryetari Ziadin Sela dhe deputetja Ilire Dauti, shkruan Top24
“Rruga jonë dhe idea politike është bërë mburoja më e fuqishme për shqiptarët, ndërsa organizimi jonë politik është shtëpia më e fuqishme ku gjen veten çdo shqiptar që ka ideal. Në çdo vendbanim po shtohen radhët tona, forcohet mbështetja dhe mobilizimi mbarëkombëtarë. Na priftë e mbara!” thuhet në njoftimin e ASH-Sela.



