LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA: Të fshihet 20% nga kushtetuta

Të fshihet definicioni 20 përqind nga kushtetuta, kjo është kërkesa që opozita shqiptare e vendos si kusht për t’ju përgjigjur pozitivisht një oferte eventuale për qeveri të zgjeruar. Elmi Aziri nga koalicioni ASH AAA thekson se definicioni 20 përqind, është poshtërues për shqiptarët dhe theksoi se madje edhe krerët e pushtetit dhe opozitës maqedonase janë deklaruar se nuk pajtohen me një definim të tillë. Aziri tha se tani është koha që të dëshmojnë nëse vërtet duan ta mbështesin një gjë të tillë ose jo.

ELMI AZIRI, DEPUTET I ASH-AAA “Ne si koalicion, jo prej tani por prej më herët kemi thënë se ky definicion është poshtërues për popullin maqedonas në RMV, sepse definicion të tillë nuk kemi takuar në asnjë kushtetutë. Ajo paraqet poashtu edhe kufizim të pozicionit kushtetues të shqiptarëve në RMV… Ne këtë e kemi thënë sepse kishim disa deklarata edhe nga kryeministri Zaev edhe nga kreu i VMRO-DPMNE-së se edhe ata nuk pajtohen me definim të tillë dhe ja ne I ftojmë ata që praktikisht, në realitet, ta dëshmojnë atë që e kanë deklaruar, nëse me të vërtetë qëndrojnë pas kësaj deklarate ose e manipulojnë deklaratën.”

Pushteti dhe opozita maqedonase nuk deshën të deklarohen lidhur me këtë çështje derisa të ketë një formulim konkret lidhur me këtë iniciativë.

NIKOLA MICEVSKI, VMRO-DPMNE-së “Unë për herë të parë dëgjoj se po hapet kjo gjë, do të deklarohemi si parti, t’I dëgjojmë edhe partitë tjera politike.  ”

LSDM “Çdo kërkesë dhe iniciativë për hapje të kushtetutës është diçka shumë serioze dhe ajo nuk mund të trajtohet në politika ditore, deri në momentin kur do të merej iniciativë konkrete dhe kërkesë konkrete për të cilën do uleshim të bisedojmë, është joserioze të komentojmë për çfarëdoqoftë, bëhet fjalë për kushtetutë.  ”

Por nga BDI duke u thirrur në Marrëveshjen e Ohrit, theksojnë se kjo është formula më e mirë e përfaqësimit të komuniteteve dhe ushtrimit të të drejtave të tyre në përputhje me kushtetutën.

ARTAN GRUBI – BDI “Në përpilimin e MO-së kanë marrë pjesë ekspertë të BE-së dhe kanë gjetur formulën më të mirë të përfaqësimit të komuniteteve dhe ushtrimit të të drejtave të tyre në përputhje me kushtetutën dhe kështu edhe deri te definicioni I 20 përqindëshit për përdorimin e gjuhëve apo 50 përqindëshit për përforimin e flamurit.”

Për ndryshime të tilla, koalicioni ASH-AAA kërkojnë mbështetje në kohën kur do të hapet kushtetuta paralelisht me negociatat për anëtarësim në BE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close