LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA dhe Lëvizja Besa: BDI duhet të bjerë nga pushteti

Edhe një javë deri në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. VMRO-DPMNE dhe LSDM veç më kanë bërë të ditur se cilin kandidat dhe cilën parti do ta mbështesin në raundin e dytë. Mbetet dilemë se kë do të mbështesë ASh-AAA, në Tetovë dhe në Zhelinë. Nga ky koalicion thonë se mbeten në qëndrimin se BDI duhet të largohet nga qeverisja e çdo komune.

“Mbetemi në qëndrimin se BDI duhet të bjerë si nga pushteti lokal në Tetovë, Zhelinë, Çair, Tearcë, Strugë, Dibër, ashtu dhe nga ai qendror. Presim që edhe partitë e tjera shqiptare të konfirmojnë zotimet e njëjta që i kanë bërë gjatë fushatës parazgjedhore”, thanë nga ASh-AAA.

Koalicioni ASH-AAA në raund të dytë garojnë në komunat: Çair, Gostivar, Strugë, Dibër dhe Tearcë. Lëvizja Besa për Tetovën kërkon mbështetja nga të gjitha partitë duke përfshirë edhe ASH-AAA, por në pyetjen se Besa a do ta mbështesin Taravarin në Gostivar, Arjanit Hoxha u përgjigj se votat e qytetarëve askush nuk i mban në çantë.

“Votat e trupit votues askush nuk mund të thotë se i mban të betonuara ose se i mban në çantë. Oferta është e vendosur në tavolinë, edhe në Gostivar votuesit e dinë se a duhet të mbesë z. Taravari ose të ketë kryetar komunë të ri, pra të vjetrin që ishte para tij. Se si duhet të sillën ata veç më e dinë. Në kërkojmë që qytetarët të vendosin për programin”, tha Hoxha.

VMRO-DPMNE dje edhe njëherë riafirmoi mbështetjen për të gjithë kandidatët e që vijnë nga opozita, duke theksuar se në Kumanovë mbështesin kandidatin e pavarur Maksim Dimitrieskin. Edhe LSDM dhe BDI konfirmuan mbështetjen e ndërsjellë, përveç në Haraçinë, ku të dy partitë shkojnë në raund të dyte me kandidatët të tyrin./TV21/

Related Articles

Back to top button
Close
Close