
Komuna e Tetovës ka filluar me asfaltimin e rrugës “194” ose Drenovec- Gjermë rrugë kjo që ishte gropuar natën e zgjedhjeve lokale në rrethin e dytë shkruan TOP24.
Kasami doli personalisht për të parë punimet në rrugën “194” ose Drenovec- Gjermë, rrugë kjo e nisur tash e disa muaj por pas rishqyrtimit e rivlerësimit, sot, edhe zyrtarisht kjo rrugë do të marr pamje të re duke i’u dhënë banorëve siguri në komunikacion dhe vozitje të lirë dhe pa pengesa!
Kasami shtoi se së shpejti, do të vazhdojë me rrugën “Strasho Pinxhur” dhe shumë rrugë e rrugica të tjera të qytetit!



