LajmeRajon

As Albulena Haxhiu nuk njeh ligj: Vota për Albin Kurtin është e vlefshme

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se vota për numrin 1 në listën e kësaj partie politike në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët e tjerë, njofton Insajderi.

Kështu Haxhiu u deklarua me anë të një statusi në Facebook, ku tha se çdo votë për numrin 1 është për Albin Kurtin, I cili do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin.

“Disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash. Ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zhvilluar vendin. Por, Kurti mund ta marrë legjitimitetin edhe kështu, duke votuar numrin 1 në listë prandaj pas numrit 127, numrit të Lëvizjes, vazhdoni me numrin 1!”, ka shkruar ajo.

Këtë reagim Haxhiu e dha pasi KQZ njoftoi se votat të cilat shkojnë për kandidatët e pacertifikuar në zgjedhjet nacionale por që figurojnë në fletëvotim, nuk do të numrohen.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close