LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha, personalisht në fshatin Konjare e mesme

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot ka shkuar personalisht në fshatin Konjare e Mesme së bashku me drejtorin e inspektoratit shtetërorë të bujqësisë Zoran Shupariqin pas ankesës së banorëve të fshatit Konjar e Mesme në lidhje me shkatërimin e tokës pjellore e cila është dhënë me koncesion, ku një pjesë e kësaj sipërfaqeje është nën juridiksionin e MBPEU-së, ku drejt përdrejti u njoftuan me situatën nga terreni.

Ministri Arjanit Hoxha dhe drejtorin e ISHB, Shapuriq banorëve të fshatit Konjare e Mesme u siguruan se nëse toka që është marrë me koncesion nuk përdoret për arsyet e evidentuara në kontratë, atëherë marrëveshja e koncesionerit do të pezullohet, tha ministri Hoxha.
Pas ankesës së banorëve të fshatit Konjar e Mesme në lidhje me shkatërimin e tokës pjellore e cila është dhënë me koncesion, ku një pjesë e kësaj sipërfaqeje është nën juridiksionin e MBPEU-së, sot, së bashku me Drejtorin e Inspektoriatit Shtetëror të Bujqësisë, Zoran Shapuriq ishim në këtë vendbanim ku u njoftuam me situatën nga terreni.
Së bashku me Drejtorin e ISHB, Shapuriq banorëve të fshatit Konjare e Mesme u siguruam se nëse toka që është marrë me koncesion nuk përdoret për arsyet e evidentuara në kontratë, atëherë marrëveshja e koncesionerit do të pezullohet.
MBPEU çdo herë do të jetë pranë qytetarëve dhe nuk do të lejojë keqpërdorime të ndryshme nga ana e personave të papërgjegjshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close