LajmeMaqedoniTopLajm

Çavkovi kur mu paraqit Gruevski, ja çka kishte ndodhur

Në seancën gjyqësore për 27-prillin e 2017-s, ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov duke u përgjigjur në pyetjet të parashtruar nga avokatët e mbrojtjes, tha se takimin e fundit që e ka pasur më 27 prill të 2017-s, ka qenë me një prokuror publik për një rast.

Pas kësaj, ka deklaruar se ka realizuar takime për punë private.

Dha dëshmi se në zyrat private ka qenë edhe derisa ka ndodhur sulmi në Kuvend, ndërkaq para orës 19:00 ka marrë informacion se është kërcyer rrethoja para Kuvendit dhe se policët që duhej të reagonin, kanë qenë të hutuar.

“Urdhri im ishte që të sigurohen dyert dhe mos të lejohet që turma të hyjë në Kuvend dhe ajo pati sukses për një periudhë. Për shembull, nga ana e Shtëpisë së Armatës ka pasur trysni të fuqishme që të hyhet në Kuvend, por nuk kanë arritur”, tha Çavkov.

Ai tha se për një muaj derisa kanë qenë protestat, nuk ka pasur asnjë komunikimin me tash, të akuzuarit Spiro Ristovski i Mile Janakievskin. Në po të njëjtën ditë, atë e ka lajmëruar edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, por Çavkov i është përgjigjur se tashmë gjithçka është nën kontroll. Telefonata ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Nga perspektiva ime, ne kishim informacione se dyert e Kuvendit janë të mbyllura me mekanizëm dhe ashtu se janë të sigurta dhe nuk mund të hapen me asnjë forcë”, tha Çavkov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close