
Zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar festën e 7 Marsit.
Grubi shkruan se mësuesit janë simbol i humanizmit dhe shpërndarjes së dijes, janë ata që profesionin e mësuesisë e kthyen në mision të shenjtë.
Postimi plotë i zëvendës kryeministrit Artan Grubi
Mësuesit janë simbol i humanizmit dhe shpërndarjes së dijes, janë ata që profesionin e mësuesisë e kthyen në mision të shenjtë.
Përulem ndaj angazhimit të mësuesve tanë anembanë, ruaj me kujdes mësimet e këshillat e tyre pasi që vlera e mësuesit është e pamatë.
Të dashur mësues, faleminderit për çdo gjë që keni bërë për formimin dhe edukimin e brezave të tërë.
Gëzuar 7 Marsi



