LajmeMaqedoniTopLajm

Artan Grubi feston ditëlindjen, rrjeti mbushet me komente e urime!

Sot shënon ditëlindjen ish-zëvendëskryeministri dhe një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi.Ai lindi më 7 Qershor 1977 në një famiëje fisnike, bujare e atëdhedashëse. Me këtë rast, në 49 vjetorin e tij shumë bashkëpunëtorë, miq dhe mbështetës të tij kanë shprehur urimet dhe vlerësimet për kontributin e tij në jetën politike dhe institucionale të vendit, shkruan Top24

Ditëlindja e Grubit vjen në një periudhë kur ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe politike. Mbështetësit e tij vlerësojnë se proceset dhe akuzat me të cilat ai po përballet përbëjnë një “gjueti shtrigash”, duke argumentuar se pas tyre qëndrojnë motive politike dhe përpjekje për diskreditimin e figurave të caktuara nga skena politike shqiptare.

Gjatë angazhimit të tij politik dhe institucional, Artan Grubi është identifikuar nga mbështetësit si një nga figurat që ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e disa proceseve strategjike për vendin dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ndër projektet që lidhen me emrin e tij përmenden realizimi dhe promovimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, të cilat konsiderohen projekte me rëndësi të veçantë infrastrukturore dhe ekonomike. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e proceseve politike që pasuan Marrëveshjen e Prespës, e cila hapi rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO dhe avancimin e integrimeve euroatlantike. Në të njëjtën kohë, Grubi shpesh është përmendur si një nga mbështetësit kryesorë të sistemit për përfaqësim më të drejtë të shqiptarëve në administratën publike, përmes mekanizmave që synonin rritjen e numrit të administratorëve dhe të punësuarve shqiptarë në institucionet shtetërore.

Pavarësisht debateve dhe zhvillimeve të fundit, emri i Artan Grubit mbetet një nga më të përfolurit në politikën e vendit. Përkrahësit e tij shprehen të bindur se ai do të arrijë të dëshmojë pafajësinë e tij përmes institucioneve përkatëse.

Në këtë ditë të veçantë, urimet për shëndet, mbarësi dhe suksese në jetën personale dhe profesionale nuk kanë munguar për Artan Grubin, ndërsa debati rreth rolit dhe të ardhmes së tij politike vazhdon të mbetet i hapur.

Top24, uron ish zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe jetë të gjatë…!

Related Articles

Back to top button
Close
Close