
Kryetarja e komunës së Shkupit, Danella Arsovska përmes një postimi të radhës ka vazhduar luftën e saj siç e quan ajo me ndërtimet pa leje në komunën e Çairit duke mos ju ndarë për asnjë ditë kryetarit Visar Ganiu. Arsova në postimin e saj sot ka akuzuar kryetarin Ganiu se ka legalizuar një objekt të ndërtuar pa leje sipas saj, e që ky objekt është i nipit të kryetarit të komunës së Studeniçanit, Azem Sadikut, shkruan Top24
Paralajmërim PAMJE SHQETËSUESE
Këtë nuk do ta shihni në Sitel, Alfa ose në mediume ku mbrohet banda e organizuar kriminele e Visar Ganiut
Më 20.05.2025 Visar Ganiu dhe Ejup Ademi kanë mundësuar legalizim Jasin Sadiki-t, në bazë të kërkesës së dorëzuar deri te komuna e Çairit kur ka pasur 6-të vjeç, për ndërtesën të cilën e ka ndërtuar kur ishte 5 vjeç.
Jasin SADIKI është nipi i Azem Sadikut, kryetarit të komunës së Studeniçanit. Sigurisht Azemi është krenar për të ariturat e nipit të tij
gjithsesi edhe ju do të ishi krenar po të kishi nipër që ndërtojnë prej 5 vjeç.
Në foto Viki dhe Azemi të buzëqeshur bisedojnë për legalizimin



