
Interesi i qytetarëve duhet të jetë para të gjithave dhe e e gjithë ajo që është premtuar në programin për Shkupin modern do të realizohet, furnizim të autobusëve për transport publik do të ketë, deklaroi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, pas lëshimit në përdorim të sterilizuesit të ri në NP Drislla.
“Sepse duan ta nxjerrin nga konteksti duhet të them. Buxhet për furnizim të autobusëve për transport publik vetë e dini se në çfarë gjendje është lënë buxheti dhe në buxhetin e rregullt nuk ka. Por, furnizim do të ketë”, tha Arsovska.
Ajo akuzoi se dikush po plason manipulime në publik me qëllim që të degradojë politika të dikujt.
“Po të ishin të aftë ata të cilët tani flasin nuk ka pasur vetëm pesë për qind të realizojnë nga programi i tyre dhe gjatë kësaj të gjobiten qytetarët për atë që nuk e kanë përmbushur atë që e kanë premtuar”, theksoi Arsovska.



