
Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus mund të transferohet tek Arsenali, shkruan Zeri.info.
Arsenali është duke u munduar për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit Brazilian.
Sipas “The Atletic” Arsenali është duke punuar për një marrëveshje të mundshme për lojtarin 25-vjeçar.
Dy klubet nuk kanë folur ende drejtpërdrejt, por drejtori teknik i “Topçinjve”, Edu ka negociuar kushtet me përfaqësuesit e sulmuesit brazilian gjatë muajve të fundit.
Jesus është i hapur për t’u bashkuar me Arsenalin për shkak të mungesës së minutave të rregullta nën drejtimin e Pep Guardiolës në Etihad Stadium.
Kontrata e tij me “qytetarët” skadon më 30 qershor të viti 2023.



