
Arsenal koleksionoi fitoren e katërt radhazi në Premier League teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta mposhti në transfertë me rezultatin e thellë 6-0, West Ham. Topçinjtë ishin një furi e vërtetë në fushë teksa shënuan katër gola në pjesën e parë. Sfidën e zhbllokoi Saliba në minutën e 32, ndërsa nga minuta e 41 dhe deri në të 47-tën e pjesës së parë, pësuan tre të tjerë me autorë Saka, Gabriel dhe Trossard.
Në fraksionin e dytë të lojës, londinezët nuk e hoqën këmbën nga gazi dhe shënuan dy të tjerë. Saka shënoi të pestin dhe të dytin personal në minutën e 63, ndërsa tre minuta më pas, Declan Rice realizoi një gol kryevepër nga distanca.
Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 0-6, me Arsenal që pas kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 52 pikëve (po aq sa Manchester City) në vend të tretë ndërsa West Ham mban vendin e tetë me 36 pikë.
Përmbledhja e ndeshjes:
West Ham-Arsenal 0-6
Declan Rice shënon golin e gjashtë, mesfushori realizon një kryevepër
Lojtës Videosh
Arsenal nuk ndalet as në pjesën e dytë, Saka shënon golin e pestë
Lojtës Videosh
Vjen edhe goli i katërt, shënon edhe Trossard
Lojtës Videosh
Arsenal “vret” ndeshjen, londinezët shënojnë edhe të tretin, gjen rrugën e rrjetës Gabriel
Lojtës Videosh
Saka nuk gabon pika e bardhë, Arsenal në avantazh të dyfishtë
Lojtës Videosh
Bukayo Saka i vetëm përballë portierit Areola, sulmuesi e shmang portierin dhe fiton penallti. Karton i verdhë për Areola
Lojtës Videosh
Arsenal zhbllokoi në minutën e 33 ndeshjen në transfertë ndaj West Ham, me topçinjtë që gjetën golin falë realizimit të Saliba. Mbrojtësi shënoi pas një goditje këndi teksa u tregua i saktë në ekzekutimin me kokë dhe mposhti portierin Areola.
Lojtës Videosh



