
Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të fuqishëm të së premtes në Marok është rritur në afro 2500, ka njoftuar Ministria e Brendshme e këtij vendi, njofton Top24.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gërmimin në kërkim të të mbijetuarve.
Pajisjet e rënda nuk po mund të kalojnë nëpër rrugët e bllokuara nga gurët për të arritur në fshatra të largëta, pranë epiqendrës së tërmetit, në malet Atlas.
Qeveria marokene ka njoftuar se ka pranuar ndihma nga katër vende deri më tash – Britania e Madhe, Spanja, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tërmeti i së premtes ishte më vdekjeprurësi në vend në 60 vjetët e fundit. Në fshatin Tafeghaghte, 90 nga 200 banorët u konfirmuan të vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Top24



